AlbaniaForceSecurity נυ мιяєρяєѕιм мє яєѕρєкт
 
HomeCalendarFAQSearchMemberlistUsergroupsRegisterLog in

Share | 
 

 Rregullorja e FORUMIT

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
pHeonix
Admin
avatar

Posts : 7
Join date : 2009-02-27
Age : 25

PostSubject: Rregullorja e FORUMIT   Fri Feb 27, 2009 11:32 am

Mire se Erdhët ne afs-crew.tk


Regjistrimi ne forum është për te gjithë ! Ne insistojmë qe rregullat e mëposhtme te Respektohen. Është detyre e juaja te shikoni here pas here ketë seksion pasi mund te ketë modifikime. Thyerja e rregullores se mëposhtme mund te rezultojë ne një Paralajmërim & Vërejtje ose Ban (Bllokim Llogarie) , sipas situatës. Te gjitha vendimet e Admineve & Moderatorëve janë përfundimtare !
Gjuha e forumit është Shqipja nuk lejohet përdorimi i gjuhëve te tjera ne Forum


1 Sjellja ne forum:

Nuk do tolerohet asnjë sjellje raciste ndërmjet userave apo një qëndrim i tille. Postime te tilla do fshihen pa asnjë lajmërim. Këtu përfshihen edhe avataret. Kjo mund te çoje edhe ne përjashtimin tuaj nga forumi. Sulme personale ndaj userave nuk do tolerohen. Një sjellje te tille e marrim shume seriozisht. Jeni te mirëpritur te debatoni apo te tregoni pikëpamjet tuaja dhe opinionet, por ne mënyre te respektueshme dhe te edukuar. Usera qe do shikohen qe mbajnë një sjellje te tille do te largohen nga forumi te dënuar me Ban(Bllokim Llogarie) .


2. Tema te përsëritura
Mos postoni te njëjtën teme ne forume te ndryshme. Para se te filloni një teme te re , perdorni opsionin e kërkimit
Regjistër ose Login
Kërko
për tema te ngjashme. Temat e dyfishta do fshihen .Krijoni temat ne forumet e duhura.


3. Grafika Avataret dhe Firma.
Ne avataret qe do përdorni nuk lejohet te vendosni link për ne vend tjetër te formës [url] [url].Një gjë e tille është e mundur vetëm me lejen e Admineve për një kërkese te tille mund te dërgoni një PM.
Përdorimi i një avatari apo një firme për te sulmuar një anëtare tjetër nuk lejohet. Adminet/Moderatorët ruajnë te drejtën te lëvizin avatarin apo firmën ne çdo kohe pa lajmëruar për një gjë te tille.


4. SPAM , Postime dhe Reklama
Evitoni te postoni linçe te ndryshme ku te cilët dërgojnë ne adresat tuaja personale pasi kjo gjë nuk lejohet pa lejen e Admineve.
Postoni vetëm nese ka te beje me temën ne fjale ose diçka qe vlen për temën. Gjithashtu nëse ne postimin origjinal tuajin dëshironi te shtoni/modifikoni ndonjë gjë, ju lutemi te përdorni butonin Ndrysho jo te bëni një postim tjetër ne te njëjtën teme. Evitoni postimet për reklamime te çdo lloj forme nëse nuk ka lidhje me temën ku do postoni.


5. Nickname te ndryshme
Ju këshillojmë te regjistroni vetëm një pseudonim për person. Nëse për arsye personale dëshironi te regjistroni edhe një llogari tjetër, ne ketë gjë e lejojmë. Neqoftese ketë gjë e bëni për filluar diskutime apo sherre me përdorues te tjerë , do dënoheni me BAN.

Kujdes: Administratoret ne rregullin e mësipërm kane fuqi te plote dhe nëse jeni te mendimit te vazhdoni një lufte personale kundrejt forumit adresa e emalit dhe ip juaj do bëhen publike.

6. Mirësjellja
Jini te edukuar ! Ne nuk tolerojmë asnjë lloj vulgariteti. Nëse një anëtar tregon një sjellje te tille do paralajmërohet 1 here , dhe nëse anëtari do përsërit sjelljen e tij me ofendime/vulgaritete do te dënohet me BAN pa paralajmërim tjetër.


7. Pakënaqësi
Anëtaret mund te jene te pakënaqur me vendimet e Administratoreve apo Moderatorëve, (duke përfshire edhe anëtaret). Sidoqoftë pakenaqesite , kritikat nuk duhen te postohen ne temat ku diskutohet. Ju lutemi te dërgoni një PM personit ne fjale dhe jo te prishni temat.


8. Mos respektim te Staffit te afs-crew.tk

Çdo abuzim kundrejt stafit apo menaxhimit te forumit do te sjelle përjashtimin e menjëhershëm te anëtarit !

9. Jo Caps Lock , Linke reklamash
Fjali te plota me Caps Lock nuk lejohet te postohen ne forum , Konsiderohet si e "bërtitur" dhe "vulgare" (përjashtohen Adminet/Moderatorët kur përdoret për vërejtje ndaj anëtareve).

Se dyti nuk lejohet qe me ane te PM te bëhen reklama te siteve personale (Gjithashtu tema si p.sh "Kërkohet Staf" , "shikoni Adresën time" , linçe me referencat tuaja emër/id etj etj ). Kjo konsiderohet SPAM , Reklame , postim i kote. Qerkinaj.com rezervon te drejtat te vendose cfare do vendoset dhe te hiqet ne çdo moment !


10. Paralajmerimet & Verejtjet
Ne nuk japim Paralajmërime te kota dhe pa një arsye te vlefshme. Sidoqoftë për ata qe kane dhëne dhe duan te japin kontributin e tyre për mbarëvajtjen e forumit janë te lutur te përdorin butonin e raportimit për çdo postim qe ju duket kundra rregullores , një sjellje e tille do çoje ne heqjen e Paralajmërimit apo Vërejtjes (për përjashtim).
Megjithatë Stafi i afs-crew.tk rezervon te drejtën te japë vendimin final qe do te thotë jo PM jo email stafit(mund te rezultojë ne përjashtim) për te hequr Paralajmërimet & Vërejtjet.

Ju Faleminderit per Bashkepunimin !

Me Respekt Staffi i afs-crew.tk
Back to top Go down
View user profile http://www.afs-crew.tk
 
Rregullorja e FORUMIT
View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
aFs-cReW :: Regullorja e Forumit-
Jump to: